Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova nuk do ta ndryshojë Kushtetutën për të krijuar Asociacionin e Komunave Serbe, transmeton Kosova Post.
Për mediat në Kosovë, presidentja Osmani theksoi se “askush në rajon nuk e dëshiron Asociacionin, që do të ishte një Republikë serbe e re.
“Në rastin më të mirë, mund të jetë një organizatë joqeveritare”, tha ajo.
“Serbia nuk është e interesuar për paqen”
Presidentja e Kosovës ka ripërsëritur atë që ka deklaruar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, se “Serbia është kanceri i Evropës, për shkak të rolit të saj destabilizues në rajon”, shkruan Beta, transmeton aljazera.
“Serbia nuk është e interesuar për paqen, as për zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve dhe nuk ka ndërmend të arrijë marrëveshje me Kosovën”, tha Osmani.