Princi William ka bërë një udhëtim sekret në Poloni për të falenderuar personalisht trupat polake dhe britanike që mbështesin Ukrainën. Princi i Uellsit vizitoi bazat ushtarake në Rzeszow, që ndodhet vetëm 60 milje nga kufiri me Ukrainën. Për arsye sigurie, vizita u mbajt e fshehtë derisa princi u largua nga baza.
Princi William u takua me ministrin polak të mbrojtjes dhe trupat e Forcave të Mbrojtjes Territoriale Polake për të mësuar rreth mbështetjes që po i japin Ukrainës. “Ju keni hapur zemrat po aq sa shtëpitë tuaja”, tha ai. Princi takoi gjithashtu ushtarë britanikë në zonë, të cilët folën për përvojat e tyre.
Qyteti i Rzeszow është bërë një portë logjistike për në Ukrainë dhe është vendi ku shumica e armëve perëndimore mbërrijnë përpara se të dërgohen përtej kufirit me Ukrainën. Miliarda paund armë dhe municione kanë kaluar nëpër qendrën e udhëhequr nga SHBA që nga fillimi i pushtimit rus.