Prishtina 01 fiton Kupën e Kosovës në futsall për herë të katërt rresht

FC Prishtina 01 është fituese e Kupës së Kosovës në futsall për edicionin 2025-2026.

Skuadra kryeqytetase ka triumfuar të mërkurën mbrëma në finale ndaj Liqenit me rezultat 6:3, në ndeshjen e zhvilluar në Pallati i Rinisë dhe Sportit.

Pjesa e parë e takimit është mbyllur me rezultat 4:3 në favor të “bardhekaltërve”, ndërsa edhe pjesa e dytë ka sjellë lojë interesante dhe raste të shumta.

Në fund, skuadra e drejtuar nga trajneri Haki Ahmeti ka arritur ta ruajë epërsinë dhe ta fitojë trofeun.

Për Prishtinën 01 kjo është Kupa e katërt radhazi dhe e pesta në përgjithësi, duke konfirmuar dominimin në futsallin kosovar.

Tani klubi kryeqytetas është vetëm një trofe larg barazimit të rekordit të Feniksit, skuadër që kishte fituar gjashtë Kupa të Kosovës para se të shuante aktivitetin.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish