FC Prishtina është duke vazhduar të angazhohet për ofrimin e lojtarëve të rinj dhe me potencial në ekipin e parë.
Reart Bajrami, Naxhi Berisha, Pëllumb Glloku dhe Blendrit Krasniqi janë katër futbollistët e radhës që kanë firmosur kontrata profesionale me skuadrën nga kryeqyteti.
Lojtarët e ofruar janë prezantuar me ekipin e parë nga drejtori sportiv Driton Krasniqi dhe stafi përcjellës i klubit.