Një dëshmitar i rastit ka thënë për Kosova Post se personat që u përfshinë bë përleshje, ishin duke i bartur disa orendi, transmeton Kosova Post.
Përleshja e ashpër me grushte ka ndodhur para pak minutash, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia.
Dëshmitari tha se “përleshja qe aq e ashpër, sa njëri prej të përfshirëve u fut brenda në kamion dhe me një të grushtuar, e hodhi një tjetër jashtë tij!”
“U dëgjua një ulërime. Ata ishin duke zbritur një divan nga një banesë aty pranë. Me të hyrë në rimorkion e kamionit u dëgjuan ca ulërima, ca sharje mbase. Për pak sekonda nisi kacafytja ku njëri grushtoi tjetrin, duke e rrëzuar nga kamioni. I lënduari u rrokullis dy-tri metra larg kamionit por më pas u ngrit në këmbë. Më vonë erdhi policia” – ka thënë ndër të tjera dëshmitari.
Përleshja ka ndodhur në Sheshin Edit Durham, pranë platosë së Grandit.
Për më shumë, shihni foton: