Ngjarja e cila zgjoi më së shumti vëmendje e opinionit publik gjatë ditës së sotme është nisja e gjykimit ndaj ushtarakëve të UÇK-së, shkruan Gazeta10.
Përderisa, seanca po vazhdon të mbahet në një foto të publikuar, prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi shihen duke përcjellë seancën që po mbahet në Hagë, ku për krime lufte e krime kundër njerëzimit gjykohet edhe djali i tyre.
Në fillim të seancës, Thaçi dhe të tjerët në fjalën e tyre thanë se ndihen të pafajshëm dhe se gjërat për të cilat ata akuzohen nuk janë të vërteta.


























