Dy persona të armatosur me armë të shkurtra dhe me maskë kanë hyrë në zyret e KEDS-it në Prizren dhe kanë grabitur një shumë të konsiderueshme të parave.
Personat e dyshuar kanë ikur të drejtim të panjohur.
Kështu për Klan Kosova tha Shaban Osmanollaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
“Rreth orës 15:03 minuta dy persona me armë të shkurta dhe me maska kanë arritur të grabisin një numër të konsiderueshme të parave në KEDS në Prizren dhe janë larguar në drejtim të panjohur”.
Osmanollaj shtoi se akoma nuk dihet shuma e saktë e cila është vjedhur.