Policia e Kosovës e konfirmon zyrtarisht se dy pjesëtarë të saj janë lënduar në protestën e organizuar të hënë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Në protestën në të cilën morën pjesë rreth 2 mijë persona, policia u përplas me protestuesit të cilët tentuan të hyjnë me forcë në Kuvendin e Kosovës.
Lëndimin e pjesëtarëve të saj, policia e cilëson si pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.
“Gjatë një proteste të organizuar, dy zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, deklaron policia.
“Njëri prej tyre është goditur në kokë me një mjet të fortë”.
Lidhur me rastin, policia konfirmon se është njoftuar prokurori kujdestar, kurse rasti vazhdon të hetohet.
Në protestën e së hënës u hodh edhe sprej për të shpërndarë turmën. Veteranët e UCK-së kërkojnë që në projektligjin për pagën minimale edhe të jenë të përfshirë.