Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e 74-të, ndërsa qytetarët janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej” për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë.
Tubimi u shoqërua me thirrje “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen”, dhe kërkesat për ndryshime politike dhe largimin e asaj që ata e cilësojnë si “klasa e vjetër politike”.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit vijuan me marshimin në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit, duke ndjekur itinerarin e përdorur edhe në protestat e mëparshme.


























