Shumë flamuj e pak qytetarë u panë në protestën e organizuar nga OVL- UÇK dhe bashkë me mbështetjen e disa partive politike si PDK dhe AAK, ku u mbajtë protesta kundër vendimeve të fundit të Qeverisë për mospërfshirjen e veteranëve në ligjin për paga minimale dhe përgjimet telefonike të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.
Disa nga politikanët e opozitës nuk e kishin problem që më të vegjlit e tyre ti ngarkonin me çështje politike.
E disa të tjerë po i përjetonin me emocion këngët nacionaliste të Ilir Shaqirit.
Në protestë u nga PDK-ja Ariana Musliu Shoshi, Ganimete Musliu, Rashit Qalaj, Elmi Reçica, Bekim Haxhiu (Kamishi), Haidar Beqa, etj.
Kurse nga AAK-ja shihen Besnik Tahiri, Albana Bytyqi, Pal Lekaj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Kosova Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.


























