Qindra mijëra njerëz në mbarë botën protestuesit marshuan sot në Londër, Sydney, Mexico City dhe Nju Jork, Istanbul e shumë vende tjera duke kërkuar që Izraeli të ndalojë bombardimet në Gaza, transmeton Kosova Post.
Në ditën kur karvani i parë i ndihmave humanitare hyri në Gaza që nga fillimi i luftës, protestuesit u mblodhën nën shi jashtë Hyde Park të Londrës, ku filluan një marsh për solidaritet me palestinezët. Ata mbanin flamuj palestinezë dhe bënë thirrje për t’i dhënë fund bllokadës izraelite në Gaza.
Policia bëri të ditur se protesta në Londër po zhvillohet pa incidente.
Autoritetet britanike u bënë thirrje protestuesve që të kenë parasysh dhimbjen dhe ankthin e komunitetit hebre.
Policia e Londrës tha se ka pasur 13 herë më shumë sulme dhe fyerje antisemite në tetor në krahasim me vitin e kaluar.