10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit dhe Komisionet Parlamentare i kushtoi Ervin Salianjit, Petrit Dodës dhe Edmond Spahos përplasja me deputetët socialistë në seancën plenare të së enjtes.
Ky ka qenë vendimi që mori Sekretariati i Etikës pas kërkesës që bënë 15 deputetët e maxhorancës për masë disiplinore, duke i akuzuar Salinajin, Spahon e Dodën si përgjegjës për kaosin në Kuvend.
Ndërkohë, në Prokurorinë e Posaçme këtë të premte u paraqit edhe deputeti i PS, Vullnet Sina, i cili u pyet në lidhje me verifikimet e nisura nga SPAK pas kallëzimeve të bëra në lidhje me dhunën e ushtruar në Kuvend në seancën e së hënës.
I kallëzuar në SPAK është deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati. Prokuroria më herët ka kërkuar edhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë në Kuvend, me qëllim verifikimet e nisura, nëse do të regjistrohet një procedim penal për rastin apo jo./tvklan