Punëtorë të Ferronikelit janë grumbulluar sot para dite para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar nga kjo e fundit që të reflektojë për rastin e tyre, transmeton Kosova Post.
Kriza globale e energjisë, përkatësisht shtrenjtimi i energjisë elektrike, shtyu drejtuesit e kësaj fabrike që të merrnin një vendim arbitrar: mbylljen e kësaj të fundit.
Por me këtë akt, sipas punëtorëve protestues, ata i kanë lënë pa të ardhura 2000 familje.
“1000 punëtorë të rregullt dhe 1000 të tjerë të kontraktuar, kanë mbetur pa të ardhura”.
Me këtë rast janë krijuar raste të reja sociale, familje të tëra pa të ardhura etj, për të cilat, qeveria duhet të reflektojë.
Siç është raportuar në media, arsyeja e ndërprerjes së punës në këtë fabrikë, ka të bëjë me ngritjen e çmimeve të energjisë elektrike./KosovaPost/