Autoritetet e Emergjencës në Teheran kanë njoftoi se sekretarja e parë e ambasadës së Zvicrës në Iran ka rënë nga kati i 18-të i një ndërtese dhe ka vdekur, transmeton Kosova Post.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Muxhteba Khalidi, zëdhënësi i emergjencës së Teheranit, të martën ka thënë: “Një grua e moshës 51 vjeçare e cila kishte rënë nga kati i 18-të i një ndërtese në Teheran dhe ka humbur jetën, është shtetase zvicerane dhe sekretarja e parë e ambasadës së Zvicrës në Iran”.
Ngjarja është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit e cila ka deklaruar se rasti është duke u shqyrtuar në vazhdim do të publikohen edhe rezultatet e hetimeve.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit të martën duke shprehur ngushëllime për vdekjen e punonjës së ambasadës së Zvicrës në Iran, ka thënë se rasti është duke u shqyrtuar nga autoritetet përkatëse dhe më pas do të publikohet rezultati i hetimeve.