Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë në “Forumin e Iniciativave Strategjike”, të enjten dhe organizatorët i kërkuan atij të vizatonte diçka në një tabelë të mençur.
Presidenti rus ishte padyshim krenar për punën e tij dhe përfundimisht e nënshkroi atë, transmeton Telegrafi.
Këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, themeluesi i Institutit të së Ardhmes dhe kritiku i ashpër i Putinit, Anton Gerashchenko, publikoi një video ku shfaqet presidenti rus në rolin e një ‘artisti’.
“Putin vizaton. A ka ndonjë profesionist midis ndjekësve të mi që mund të komentojë këtë? E di që psikologët mund të nxjerrin disa përfundime nga vizatimet e njerëzve. Do të isha i lumtur të publikoja një analizë të mirë”, shkroi Gerashchenko.
Njerëzit shpejt iu bashkuan duke u tallur me Putinin, ku disa e krahasuan vizatimin e tij me Towelie nga South Park.