Vladimir Putin e ka krahasuar pushtimin rus të Ukrainës me luftën kundër Gjermanisë naziste, në një fjalim për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Betejës së Stalingradit, transmeton KosovaPost.
Duke përmendur vendimin e Gjermanisë për të dërguar tanke në Ukrainë, presidenti rus tha se historia po përsëritet.
“Është e pabesueshme, por e vërtetë”, tha ai. “Ne përsëri po kërcënohemi nga tanket gjermane Leopard”.
Gjermania është një nga vendet e shumta që ndihmon Ukrainën të mbrojë territorin e saj.