Me regjistrimin e 11 mijë e 625 rasteve në 24 orët e fundit në epideminë e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 4 milionë e 651 mijë e 988. Që nga mesi i shkurtit, kjo është shifra më e lartë e rasteve ditore në Britani, transmeton Kosova Post.
Nisur nga shifrat, bëhet e ditur se numri i rasteve të reja në baza ditore dhe humbja e jetëve për shkak të covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar vazhdon të rritet.
Kështu Ministria Britanike e Shëndetësisë, bëri të ditur se numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 4 milion e 651 mijë e 988 me 11 mijë e 625 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.
Të dhënat zyrtare gjithashtu tregojnë se në 24 orët e fundit nga koronavirusi kanë humbur jetën 27 persona.
Ndërkohë , Ministria e Shëndetësisë së Britanisë, njoftoi se deri tani 43 milion e 148 mijë e 843 persona morën dozën e parë të vaksinës dhe 31 milion e 489 mijë e 240 persona morën të dyja dozat e vaksinës./KosovaPost/.