Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar një varg vendimesh, e ndër to edhe disa prej të cilave përfitojnë pensionistët dhe përfituesit e skemave sociale, transmeton Kosova Post.
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se:
“Duke konsideruar rrethanat të cilat kanë ndikuar në ekonominë e Kosovës, Ministria e Financave në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike ndaj pandemisë COVID-19, mbështetja 3.2 për pensionistët propozon ndarjen e 30 milionë eurove në ndihmë të skemave pensionale”.
Duke shtuar se me këtë vendim synohet mbështetja e kategorive më të cenueshme, pra do të ndajmë 100 euro shtesë për nga skema pensionale që paguan shteti, përderi sa pensioni nuk kalon 500 euro, përkatësisht 300 mijë familje do të përfitojnë nga kjo masë.
“Do të përfitojnë 200 mijë familje dhe 20 mijë familje nga pensionet e luftës dhe 30 mijë pensionist të kategorive të tjera”, ka sqaruar ai.
Murati ka treguar se për muaj nëntor dhe dhjetor janë dyfishuar skemat sociale:
“Në kuadër të masës 3.2 për mbështetjen e pensionistëve dhe familjeve me asistencë sociale, ky vendim synon dyfishimin e pagesës për dy muajt e mbetur të vitit. Pra, rritja do të jetë dyfish prej 260 euro. Duke marr parasysh rritjen e çmimeve dhe koston e jetesës që t’iu dalim në ndihmë 20 mijë familjeve që përfitojnë nga kjo masë, me masën paraprake që preken direkt nga masat”.
Propozim vendimet u miratuan njëzëri, nga kabineti qeverisës./KosovaPost/