Sonte në objektin e Qeverisë së Republikës është vendosur flamur i shtetit turk, kjo në shenjë soldarizimi me tragjedinë që përjetoi kjo e fundit nga tërmeti i 3 ditëve më parë, përcjell Kosova Post.
Këtë veprim e ka ndërmarrë vetë qeveria e Kosovës pasi u raportua në medie se vetëm këto dy ditë shifrat e të vdekurve pas tërmeteve në shtetin turk janë afër 8 mijë.
Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën Kahramanmaraş, goditën dhjetë provinca dhe prekën më shumë se 13 milionë njerëz./KosovaPost/.