Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ka njoftuar për miratimin e projektligjit te buxhetit për vitin 2022.
Kurti ka njoftuar për disa nga projektet që do financohen siç është rruga Prizren-Tetovë. Buxheti i vitit 2022, pritet të arrijë 2 miliardë e 748 milionë euro duke shënuar një rritje prej 8,7%.
Kurti ka thënë se janë ndarë mbi 100 milionë euro për ushtrinë.
“Ushtrinë e kemi projektin tonë madhor dhe për herë të parë kemi ndarë mbi 100 milionë euro ose 1.3% të Bruto Produktit Vendor”, tha ai.