Qindra qytetarë serbë janë nisur, në formë të organizuar, nga stacioni i autobusëve në veri të Mitrovicës drejt Serbisë, për të marrë pjesë në zgjedhjet paralamentare atje.
Autobusët, me qytetarë serbë të Kosovës, janë nisur në përcjellje të policisë së EULEX-it, kokretisht të karabinierëve italianë.
Përveç transportit të organizuar me autobusë, qytetarët serbë të komunave veriore janë nisur për të votuar në Serbi edhe me vetura. Si rrjedhojë janë krijuar kolona të gjata në pikën kufitare në Jarinjë. Policia e Kosovës është duke mbajtur rendin.