Analisti Vigan Qorrolli ka thënë se Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, është politikani më i pjekur në historikun politik të Kosovës.
“Nga profesori Mustafa shihet si model pothuajse i paarritshëm me aq shumë vite në politikë”, ka thënë Qorrolli në RTK.
“Isa Mustafa është shembulli i një politikani. Ai ka filluar nga vitet 70-ta, dhe mbijetoi deri sot, prandaj dikush si ai është për t’u admiruar se si mbijetoi gjatë gjithë këto viteve. Natyrisht që mos të harrojmë se ka pasur lëndë të dorëzuar në prokurori për të, por që as që u hetua. Mustafa është tip që nuk dinë as të dashurojë e as të urrejë, por nuk harron dhe din të hakmerret”, tha ai.
Nga ana tjetër Dorajet Imeri, analist, tha se edhe pse Isa Mustafa pretendon se nuk do jetë më pak se 200.000 vota, LDK-ja prap do jetë humbëse, sepse kjo do varet nga numri që do dalin në zgjedhje.
“Unë konsideroj se dalja e Vjosa Osmanit ka dëmtuar LDK-në”, ka thënë ai.
E Muhamet Hajrullahu theksoi se populli ynë din të votojë dhe të ndëshkoj, prandaj nuk duhet të kemi frikë se do ndodhë ndonjë gjë.
“Sot ne kemi brenda një familje 4-5 vota të ndryshme, kjo është e mirë si demokraci”, ka thënë Hajrullahu.
Ismail Tasholli thotë se sado që dikush që do dëshironte të bëjë ndonjë diktaturë nuk mundet tek ne.
“Ne jemi shoqëri që nuk e lejojmë këtë, edhe pse ka tendenca dhe pa pas tendenca”, tha ai.