Dje pati raportime se Radoica Radomiroviq, zëvendësministër në Qeverinë Kurti, kishte qenë pjesë e ushtrisë jugosllave gjatë luftës në Kosovës.
Në lidhje me këtë temë është deklaruar edhe Qeveria e Kosovës.
Në një përgjigje për RTVD, Qeveria ka e ka mohuar se zëvendësministri Radomiroviq ka qenë i përfshirë në operacione ushtarake.
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë ka thënë se “Institucionet tona kanë verifikuar të gjitha të dhënat duke konfirmuar që ai nuk ka qenë i përfshirë në operacione ushtarake apo të ngjashme gjatë luftës në Kosovë. Ai ka bartur pozitën e kontabilistit në administratë si staf civil”.
Mirëpo këtë emërim po e kundërshtojnë partitë opozitare.
Të papranueshëm një gjë të tillë po e cilëson deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.
Qeverinë Kurti, ajo e vlerëson si antikombëtare.
Derisa Lista Serbe ka kohë që është larguar nga institucionet, zyrtarët e tyre nuk shërbejnë në ekzekutivin kosovarë.
Në ndërohë, 10 deputet të kësaj partie vazhdojnë të marrin paga në Kuvendi i Kosovës, pa shkuar kurrë në punë.


























