Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i është përgjigjur kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në lidhje me raportet Shqipëri-Serbi.
“I dashur kryeministër Edi Rama, është kohë vere dhe akulli mund të shkrihet shpejt. Më mirë mbylleni “Ballkanin e hapur” dhe do shihni si do të ngrihen fqinjët verior nga fryma e jugut. Kidnapimi dhe mbajtja e policëve është arsyeja e kahmotshme pse kufijtë e hapur me këtë nuk bëjnë”, ka shkruar Kusari-Lila në Twitter.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama paralajmëroi sot ftohjen e marrëdhënieve me Serbinë, nëse kjo e fundit nuk liron tre policët e Kosovës që mbahen në paraburgim.
Në një postim në Twitter, Rama shkroi se “sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa”, vuri në dukje zoti Rama duke shtuar se “kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen.
I dashur KM @ediramaal është kohë vere dhe akulli mund të shkrihet shpejt.
Më mirë mbylleni “Ballkanin e hapur” dhe do shihni si do të ngrihen fqinjët verior nga fryma e jugut.
Kidnapimi & mbajtja e policëve është arsyeja e kahmotshme pse kufinjtë e hapur me këtë 🇷🇸 nuk bëjnë. https://t.co/cwsTNDLYl2— Mimoza Kusari 🇽🇰🇺🇦 (@mimozakusari) June 19, 2023


























