Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar sot Athinën, ku është takuar me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.
Rama tha se me Mitsotakisin i lidhë një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet e tyre dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri, transmeton Klankosova.tv.
“Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka, ndërkohë që po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik”, ka shkruar Rama.


























