Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka arritur në Tiranë ku do të merr pjesë në Samitin Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor.
Ajo u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama në një moment ia vendosi dorën në krah Osmanit duke treguar mikpritje të ngrohtë.
Ndryshe, temat kryesore të diskutimit do të jenë pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, intensifikimi i angazhimit politik, përforcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe adresimi i sfidave të paraqitura nga migrimi, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.