Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Vjosa Osmanin pas zgjedhjes së saj si Presidente e Kosovës.
Rama tha se zgjedhja e presidentes së re dje nga Kuvendi i Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës.
“Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin”.
Postimi i plotë nga Rama:
Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!.