Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur para mediave pas takimit që pati me kreun e LVV-së, Albin Kurtin dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmanin.
Haradinaj ka thënë se me pozitën do të bashkëpunojnë për temat me interes nacional.
Kreu i AAK-së, gjithashtu ka theksuar se Kurti e Osmani i kanë kërkuar partneritet pozitë-opozitë.
Ai është pyetur edhe nëse ka hequr dorë nga pozita e presidentit, derisa, është përgjigjur se partia e tij nuk e ka shumicën e votave.
“Kanë kërkuar një partneritet pozitë-opozitë, në këtë rast është e kuptueshme që Aleanca është parti konstruktive opozitare, i tregova z.Kurtit që nuk do të kthehna në metodat tona të vjetra, sepse edhe unë jam plak, po do të jemi ata që do t’ua kujtojmë funksionimin pozitë-opozitë. Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën me kriju qeverinë, shumicën për qeverinë, 2/3 për presidentin është në përgjegjësinë e tyre, ne nuk e kemi si Aleancë këtë mundësi, ajo që na mbetet është një rol opozitarë”, tha Haradinaj.