Sipas raportit të fundit të Gallup-it mbi Sigurinë Globale, Kosova është renditur në mesin e 12 vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurtë për të ecur vetëm në rrugë gjatë natës.
Për raportin në fjalë ka reaguar kryeministri Albin Kurti, i cili thotë se raporti i Gallup-it, është dëshmi e progresit shoqëror e institucional.
Ndërsa për këtë arritje, kryeministri Kurti përgëzon institucionet e zbatimit të ligjit për sigurinë që u ofrojnë qytetarëve të Kosovës.
“Kjo është një tjetër dëshmi e progresit tonë të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional gjatë viteve të fundit. Dua të përfitoj nga ky rast për të uruar agjencitë tona të zbatimit të ligjit që i bëjnë qytetarët tanë të ndihen të sigurt dhe të sigurt”, ka shkruar Kurti në platformëm X.