Imami i njohur Elvedin Peziq, është ndaluar nga policia në Vitomiricë.
Sipas raportimeve në media, ai e ka pasur të ndaluar hyrjen në Kosovë.
Po ashtu, raportohet se Peziq u zbulua nga autoritetet teksa në këtë fshat të Pejës kishte për të mbajtur një aktivitet fetar, derisa ende nuk dihet se cila është arsyeja e ndalimit të Peziq për të hyrë në Kosovë.
Thuhet se ai kishte për të mbajtur një ligjëratë në Qendren Rinore të Vitomiricës nga ora 17:15 e deri në orën 19:00.
Mes të tjerash bëhet e ditur se imami u dërgua në stacion për t’u intervistuar.


























