Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi në një postim në rrjetin social Facebook ka fyer ashpër themeluesin e Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, duke krahasuar me kryeministrin e Kosovës Kelmendi përdori fjalë të rënda për figurën kyesore të popullit turk, Mustafa Kemal Ataturk, transmeton KosovaPost.
“Albin Kurti i njejtë si Ataturku, po e përçanë popullin!
Ataturku ishte lider i “gatuar” në kuzhinat e vendeve që luftonin Perandorinë Osmane,Ataturku e realizoi edhe një projekt të madh, ai bëri përçarjen e popullit të Turqisë në raport me Perandorinë Osmane” , ka shkruar ai.
Pas këtij postimi Kelmendi ka pasur reagime nga komuniteti turk dhe institucionet turke në Kosovë. Partia Demokratike Turke ka reaguar duke quajtur shpifje dhe ofendim deklaratat e Kelmendit duke ftuar atë që të kërkoj falje nga populli turk.
Reagimi nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP)
Nga ana tjetër një reagim është shfaqur edhe nga Ambasada Turke në Kosovë ku në faqen zyrtare të Ambasadës në Facebook është përditësuar fotoja e kopertinës ku është vendosur një foto të Mustafa Kemal Ataturkut, kjo foto është shfaqur pas deklaratave të Kelmendit dhe pas reagimeve të shumëta nga komuniteti turk në Kosovë./GRe