Anëtari i presidencës tre-palëshe të Bosnje e Herzegovinës, Milorad Dodik u takua me presidentin rus Vladimir Putin, transmeton Kosova Post.
Anëtari i presidencës tre-palëshe të Bosnje e Herzegovinës, Milorad Dodik nga entiteti Republika Srpska ndodhet në Rusi dhe u njoftua takimi i tij me presidentin rus Vladimir Putin.
Është hera e dytë që Dodik takohet me liderin e Rusisë që kur ky vend nisi një pushtim të Ukrainës. Kjo pasoi me reagime të ashpërta nga zyrtarët boshnjakë dhe ndërkombëtarë.
Vetë Dodik ka folur për media ruse ku ai tha se: “në disa raste për faktin se ai konsultohet rregullisht me presidentin e Rusisë”.
“Unë shumëherë konsultohem me presidentin Putin dhe kërkoj këshillën e tij, sepse e dij që ai më drejton mirë”, është shprehur ai për mediet ruse.
Sipas analistëve boshnjak, ekziston një komunikim mes Putinit dhe Dodik, nuk ka rëndësi nëse ai është i drejtpërdrejtë apo kalon nëpër kanale të veçanta.
“Sidoqoftë, nga veprimet e caktuara të Dodikut shohim se kjo është rezultat i mbështetjes së Moskës. Për shembull, kur bëhet fjalë konkretisht për çështjen e ndarjes nga BH, edhe pse Moska është e thellë e zhytur në probleme, pyetja e vërtetë është se kujt mund t’i ndihmojë Putin”.
“Aleatët tanë nuk do të shkojnë në Rusi”, tha Varhelyi kur u pyet nga një gazetar për vizitën e që e ka paralajmëruar anëtari i Presidencës së Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik më 23 maj në Moskë për t’u takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Ndërsa Dodik kishte theksuar se i vjen keq për luftën në Ukrainë, derisa ka shtuar se “Perëndimi po përpiqet ta zgjasë atë konflikt”.
Vitin e kaluar, Dodik ishte takuar me Putinin, derisa njëra nga temat e diskutimeve me presidentin rus ka qenë ndërtimi i gazësjellësit, mes entitetit serb të BeH-së dhe Serbisë, në drejtim të Banja Llukës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Kosova Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.