Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu ka reaguar pas publikimit të rezultateve nga exit-poll-ave lidhur me zgjedhjet e sotme.
Sejdiu tha se sot u dhanë disa lajme të mira që pati zgjedhje të qeta dhe mirë të organizuara si dhe rezultat zgjedhor që sjell mundësi për qeverisje stabile dhe afatgjate.
Tutje ai tha se kjo fuqi elektorale e rrit edhe përgjegjësinë karshi qytetarëve.
Postimi i plotë:
Disa lajme të mira sot:
Zgjedhje të qeta dhe mirë të organizuara, përkundër situatës së jashtëzakonshme;
Rezultat zgjedhor që sjellë mundësi për qeverisje stabile dhe afat-gjate me subjekt që nuk ka qeverisur e që ka mjaftueshem fuqi elektorale për të transformuar shoqërinë.
Kjo fuqi elektorale e rrit edhe përgjegjësinë karshi qytetarëve! Kjo duhet të përkthehet në politika transformuese, llogaridhenie dhe mbase ngritje të mirëqenies për qytetarët e kësaj Republike!
Urime e suksese