Para ndeshjes mes Al-Sharta dhe Al-Qasim në Ligën e futbollit Irakian, futbollistët dhe gjyqtarët dolën në fushë me Kuran në duar për të protestuar kundër djegies së Kuranit në Suedi, transmeton Kosova Post.
Reagimet ndaj djegies së Kuranit në Suedi po rriten si një ortek.
Në këtë eveniment, i cili u protestua në të gjithë botën, morën pjesë edhe futbollistët irakianë.
Qeveria irakiane kërkoi kthimin e shtetasit irakian Salvan Momika, i cili dogji Kuranin para një xhamie në Stokholm, kryeqyteti i Suedisë, në ditën e parë të Kurban Bajramit.


























