Kylian Mbappe nuk u arrit dot dhe Real Madrid ngushëllohet me transferimin e një objektivi të PSG-së.
Në orët e vona të ditës së djeshme është arritur marrëveshja për transferimin e Eduardo Camavinga nga Rennes.
PSG dëshironte ta merrte verën e ardhshme falas, por Real Madrid është vënë në lëvizje dhe Rennes ka pranuar ofertën e tyre.
Edhe verën e shkuar spanjollët e tentuan, por klubi francez kërkonte rreth 100 milion euro për kartonin e mesfushorit të Francës.
Tashmë ky operacion në merkato mbyllet me 31 milion euro që do të paguhen për kartonin e Camavinga, ndërkohë që Rennes do të përfitojë edhe disa bonuse nëse gjërat për lojtarin shkojnë mirë në Spanjë.