Shkruan: Agim Vuniqi
Presidenti i Rusisë Vladimit Putin njohu pavarësinë e republikave të vetëshpallura Donjeck dhe Luhansk. Në Kremlin ai nënshkroi dekretin përkatës. Njëkohësisht ai udhëzoi edhe dërgimin e trupave.
Ky realitet i ri nuk u diskutua fare në Kuvendin e Kosovës, përkundrazi mu në këtë kohë opozita shqipfolëse kërkonte nga Qeveria Kurti të hyn në dialog të menjëhershëm me Serbinë dhe me Vuçiqin. Çuditërisht opozitari më i zëshëm ndër ta “Çe Gevara” i AAK-së kërkonte zgjedhje të reja në korrik-gusht, nga një studio e kanalit T7, mu në kohën kur bota po rrezikohet dhe është në prag të një lufte shkatërruese nukleare, Luftës së Tretë Botërore. Deri kur do të shkon kjo çorodi opozitarizmi vështirë është vështirë të kuptohet, kur kësaj t’i shtohet kori i sindikalistëve “luftarakë”, të aministratës së gjykatave, nga të cilët nuk u dëgjua asnjëherë, së paku zëri i shterur kundër hajnisë, fajdeve, korrupsionit, ndryshimeve kadastrale serbo-shqiptare të ndërmjetësuara nga avokatë dhe gjykatës vendorë.
Nuk do të ketë Republika Serpska, nuk do të ketë autonomi, nuk do të ketë status special… te themi se është ashtu… derisa strukturat okupuese në Kosove do të legalizohen… Kush do të garantojë që ato komuna legale, të cilat edhe ashtu kanë elemente të pushtetit ekzekutiv, si policinë lokale dhe komandantet “legal” dhe si do të pengohet legalisht armatosja e popullatës… Edhepse u pat bërë çarmatosja e UÇK-së, asnjëherë nuk u bë demilitarizimi i veriut, as çarmatosja e strukturave ilegale. Pra këto çështje janë praktike dhe çka do te ndodhë nëse kryetarët e komunave serbe nuk i pranojnë ligjet e Kosovës, nese bëjnë diskriminimin e popullates vendore jo serbe… Cili do të jet reagimi i pushtetit qendror, kur tash ne kushte te izolimit ndërkombëtarë ato struktura veprojnë…. dhe në çfarë niveli te pushtetit do te ketë pushteti qendror në raport me KFOR-in, kur atë të drejtë do ta ushtrojë pushteti lokal i kufizuar me Serbinë… Si do te mundet Kosova t’i kontrollojë kufijt e jashtem nese behet legalizimi i strukturave okupuese, përmes çfarëdo forme Acociacioni. Kontrolli i kufijve nuk është vetëm në pikat doganore, por edhe në ato alternative… pastaj kush do të kontrollojë hekurudhen që lidhet me Serbine, dhe kush do të kontrollojë trenat në t’ardhmen, janë shumë çështje të hapura praktike… dhe është dytësore se ç’thotë kushtetuta apo marrëveshja Ahtisaari, realiteti në terren do të percakton të ardhmen e Kosovës… Nga dialogu shterp dhe i pakuptimtë në Bruxelles Serbisë në të kaluarën iu janë bërë shumë koncesione dhe janë krijuar shumë probleme të mëdha. Fusnota do të paraqesë një problem më të madhë, sepse fusnota po përcakton realitetin e sotëm të Kosovës. Vet fakti qe 5 shtete nuk e kanë njohur pavarësinë e saj, dhe Ashton me heret, pastaj Mogherini dhe tash Borell silleshin dhe sillen si neutralë ndaj pavarësisë bënë më të qartë të ardhmen e Kosovës… Koha nuk po ecën në favor të Kosovës … Nuk thotë askush te mos ketë bisedime, por jo pranim disfatues të tyre… Më mirë të zvarriten ato sesa te pranohet një status i konfliktit të ngrirë brenda institucional dhe konstitucional sesa me “Zajednicën” brenda, kur për një gjë më te vogël problemet do të adresohen ne Gjykatën kushtetuese… Te gjithë po harroni se ish Jugosllavia kishte Kushtetutë por u shpërbë, çfarë garance patën Thaçi si president (tashmë e disa kohë në biruc) dhe Mustafa, si ideator-disejnues i “Zajednicës”, që kjo nuk do të ndodhë njejtë me Kosovën jo funksionale… realiteti në terren dikton zhvillimet e reja…