Recetë e lehtë për tullumba

Recetë e lehtë për tullumba

Një nga mënyrat për përgatitjen e tullumbave Përbërësit: 9 filxhan kafeje ujë 1 filxhan vaj një majë thike kripë 7 filxhan kafe miell 3 filxhan niseshte 1 pluhur paste 6 ve 1 litër vaj Sherbeti: ½ sheqer ½dcl ujë 1 lëng limoni 1 sheqer vanilje

Udhëzimet:

Uji vlon me një majë thike kripë dhe 1 lugë vaj. Largohet nga zjarri. Hidhet mielli i përzier me niseshte dhe pluhur paste. Përzihet mirë dhe prapë kthehet në zjarr që të fërgohet gjersa të ndahet nga luga dhe ena. Pasi të ftohet brumi, i hidhen vezët një nga një duke tundur mirë me mikser, gjersa të fitohet një brum i njëllojtë. Një litër vaj nxehet në tenxhere. Me brumin e përgatitur mbushet kaushi special me formë të dhëmbëzuar dhe nëpërmjet tij nxirren tullumbat drejtë në yndyrë të nxehtë. Hidhen pjesë pjesë duke i prerë me thikë në gjatësi prej afro 8cm dhe fërgohen nga të gjitha anët gjersa të zverdhet në ngjyrë ari. Nëse skuqen shpejtë, ulet pak zjarri. Hiqen nga vaji me lugë të shpuar dhe futen drejt në sherbet të ftohur. Gjersa të fërgohen të dytat, të parat qëndrojnë në sherbet, pastaj largohen nga sherbeti, dhe palosen në një enë të thellë, e kështu veprohet gjersa të harxhohet i tërë brumi. Sherbeti që mbetet hidhet mbi tullumba, në mënyrë që ato të lagen plotësisht në sherbet.

You may also like

Imami nga Egjipti dëshiron të dhurojë stolitë e gruas për të mbështetur Turqinë

Një shtetas i Kuvajtit me origjinë egjiptiane ka