Për aksionin e Policisë së Kosovës, në veri ku po parandalojnë veturat me targa serbe për të hyrë në Kosovë, ka reaguar edhe deputeti i Listës ‘Guxo’, Haxhi Avdyli.
Tutje ka shkruar Avdyli në Facebook, thotë se “S’ka më tabela Proba për shqiptarët e Kosovës”.
Avdyli shprehet se, mjaftë ka kullotë Serbia për 10 vite nga marrëveshja e dëmshme.
“Mjaft Serbia e ka kullotë për 10 vite nga marrëveshjet e dëmshme të e djemve joproblematik.
Ne do jemi djem problematik që nuk iu hymë në hak askujt, por edhe do respektojmë veten.
Vazhdojmë të ndreqim atë që e shkatërruan për 20 vite”, ka shkruar Avdyli.
Postimi i plotë:
S’ka më tabela Proba për kosovarët. Mjaft Serbia e ka kullotë për 10 vite nga marrëveshjet e dëmshme të e djemve joproblematik.
Ne do jemi djem problematik që nuk iu hymë në hak askujt, por edhe do respektojmë veten.
Vazhdojmë të ndreqim atë që e shkatërruan për 20 vite.