Një fshat gjerman ka zgjedhur një refugjat sirian për kryetar bashkie me shumicë absolute prej 55,41 për qind, njofton agjencia e lajmeve Kosova Post.
Rijan Alshebal, 29 vjeç refugjat nga Siria i cili ka arritur në Gjermani në vitin 2015 ka kandiduar në zgjedhjet në Ostelsshajm në krahinën jugperëndimore gjermane Baden-Virtemberg si kandidat jopartiak.
Megjithatë, ai është anëtar i partisë “Të Gjelbrit”.
Alshebal e përshkroi përvojën e tij në fushatë si “kryesisht pozitive”.
Ai e lëshoi vendin e tij të lindjes Suejda në Sirinë jugore në moshën 21 vjeçare. Tanimë shtatë vite i riu nga Siria punon në administratën e qytetit pranë Altengshtet.
Sipas Shoqatës së komunave në Baden – Virtemberg, deri tani nuk ka pasur kandidat tjetër me prejardhje siriane për postin e kryetarit të komunës./KosovaPost/.


























