Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj teksa tha se është dakord për procedurën e përshpejtuar për për ratifikimin e protokolleve për aderimin e Suedisë dhe Finlandës në NATo tha se dhe rezoluta për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë është detyrim.
Alibeaj tha se si në rastin e Srebrenicës dhe në rastin e Kosovës është e njëjta situatë, është i njëjti agresor dhe kërkoi të futet në rendin e ditës dhe projekt rezolutë e kërkuar nga PD në 27 maj.
Enkelejd Alibeaj: Nuk ka dyshim që jemi dakord për ndryshimin e rendit të ditës dhe vendosjes me procedurë të përshpejtuar të dy protokollevetë dy vendeve si pjesë e NATO-s. Jo vetëm si shprehje e vullnetit politik, por më shumë se kaq. Situata që është duke kaluar planeti e bën rëndësinë e NATO-s si një element kyç të garantimit lirive të të drejtave të njerëzve por dhe të sigurisë. Grupi i PD shprehet pro, po them që tani votën tonë pro për të dy protokollet. Ashtu si vullneti ynë pro për dy protokollet për aderimin e dy vendeve në NATO, nën frymën e ruajtejs së vjerave të individit, të ndëshkimit nga ky parlament i agressorëve është detyrim të mos shtyhet ajo rezolutë. Ne sot do shqyrtojmë dhe një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë. E kemi detyrim.
“Ashtu siç duhet të shprehim vullnetin pro në rastin e Srebrenicën e kemi një detyrim më të madh për gjakun e tonë, rastin e Kosovës. Është e njëjta situatë, është i njëjti agresor. Nuk e kuptoj indiferencën tuaj për ta dënuar gjenocidin serb në Kosovë. Nuk e kuptoj cila është ajo forcë që ju pengon. Siç ndryshuat rendin e ditës dhe dhamë votën pro duhet të ndryshoni rendin e ditës dhe të fusni në rendin e ditës projekt rezolutë e kërkuar nga ne në 27 maj.”oranews.