Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar qeverinë izraelite kundër një ofensive ushtarake në Rafah.
Në një deklaratë për mediat, Scholz tha se një gjë e tillë do të ishte “e papërgjegjshme” dhe do të sillte humbje të mëdha të jetëve të njerëzve të pafajshëm.
“Nuk besoj se një ofensivë e tillë është mundur pa humbje të pabesueshme njerëzore”, u shpreh Shcolz.
Në çdo rast, Gjermania nuk i furnizon Izraelit armë siç bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.