Më shumë se 90 përqind e pjesës së tregut më të madh të kafshëve të gjalla të Wuhan kanë rifilluar biznesin, pas izolimit të .
Pamjet e publikuara nga mediat shtetërore tregojnë shitësit duke shitur karavidhe të gjalla në tregun e madh Baishazhou, i cili zë 116 hektarë, gjegjësisht e barabartë me 65 fusha të futbollit, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Mbi 3,600 dyqane tani janë ri-hapur në Baishazhou, i cili është një nga tregjet kryesore të qytetit me shumicë të ushqimit.
Zyrtarët kinezë kanë ndaluar tregtimin e kafshëve të egra ose bagëtive të gjalla për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Lajmet vijnë në kohën kur kryeministri i Australisë kritikoi mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetit për rihapjen e tregjeve të lagështa në Wuhan.