Bayern Munich po përgatitet të festojë një rikthim të mrekullueshëm.
Manuel Neuer, në mungesë që nga fundi i vitit 2022 për shkak të një aksidenti në ski, pritet të luajë nga minuta e parë në ndeshjen e radhës të bavarezëve kundër Darmstadt, sipas raportimit të “Sky Sport DE”.
“Allianz Arena” do të mirëpresë sërish portierin 37-vjeçar dhe të gjithë janë të emocionuar për këtë rast.