Rekordet në fushë nuk i mjaftojnë, ai këtë po e bën edhe jashtë fushës së blertë, shkruan KosovaPost.
Bëhet fjalë për sulmuesin portugez, Cristiano Ronaldo, i cili të shtunën (5 shkurt) e ka festuar ditëlindjen e 37-të, ka kaluar shifrën prej 400 milionë ndjekësish në Instagram, duke u bërë personi i parë që e prek këtë numër.
Vetëm në shtator të vitit të kaluar, ylli i Manchester Unitedit kishte 237 milionë ndjekës dhe asokohe u shpall njeriu më i ndjekur në këtë platformë të rrjeteve sociale.
Me 3.242 postime në këtë rrjet social (tash kur po e postojmë këtë artikull), Ronaldo ka një mesatare prej 10 milionë pëlqimesh për një postim, ndërsa ndjek vetëm 501 përdorues.
Në vend të dytë për individët më të ndjekur në Instagram është Kylie Jenner (308 milionë ndjekës) dhe në vend të tretë është Lionel Messi me (306 milionë ndjekës)
Vlen të përmendet se 37 vjeçari nuk po kalon momentet më të mira tek Djajtë e Kuq, derisa u eleminuan edhe prej kupës së Anglisë këto ditë.