Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka folur për herë të parë për koeficientin e pagave prej 105 eurosh, i përcaktuar nga Qeveria e Kosovës.
Jasharaj për Indeksonline ka thënë se ky koeficient nuk është ai që mësimdhënësit kanë shpresuar dhe se janë të pakënaqur.
I pari i SBASHK ka thënë se kërkesën për ndryshim të koeficientit nuk do ta dërgojnë tek Avokati i Popullit për Kushtetuese.
Sipas tij, nëse dërgohet do të këtë përsëri përplasje e mospajtime.
“Duke e parë që 90% të punësuarve në arsim iu është bëre një ngritje e caktuar. Ajo që mund të them zyrtarisht në emër të SBASHK-ut, që Sindikata nuk do ta dërgojë kërkesën të Avokati i Popullit për Kushtetuese. Konsiderojmë që më mirë është që të kemi një ligj të pagave më në fund pas gjithë këtyre grevave, me dëshirë dhe shpresë që vlera e koeficientit do të shënojë ngritje graduale”, vijojë Kryetari i SBASHK-ut.
Ai ndër tjera tha se janë të gëzuar që punëtorët tekniko-ndihmës që kanë qenë me paga tejet të vogla të kenë një rritje të mirë./IndeksOnline/