Kandidati për mandatin e dytë të deputetit nga radhët e Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka qenë zëri aktiv kundër diskriminimit të çfarëdo lloji në shoqëri, shkruan Kosova Post.
Rrahmani, zotohet se me të marrë mandatin e dytë të deputetit prap do të jetë zëri kundër diskriminimit të natyrave të ndryshme, dhe zëri për çështjen e bartjes së shamisë në shkolla dhe futjen e edukatës fetare islame në programet shkollore.
Rrahmani ka thënë për Kosova Post, çështja e bartjes së shamisë dhe edukimi fetar islam në shkolla do të jenë prioritet i tij si deputet, por edhe i Qeverisë Kurti.
“Diskriminimi ka qenë njëra prej çështjeve me të cilat jam marrë më së shumti në mandatin e kaluar dhe është̈ zotim se kjo çështje do të jetë prioritet edhe i imi si deputet edhe i qeverisë Kurti. Pra ne jemi kundër çfarëdolloj pabarazie dhe diskriminim që ndodh në shoqëri. Ne si institucione nuk guxojmë̈ të lejojmë̈ që si pasoj e vendimeve qeveritare njerëzit të ndihen të diskriminuar dhe të pabarabartë duke ju mohuar të drejtat e tyre elementare si shkollimi apo punësimi. Gjatë mandatit, do të jem zëri i të gjithë̈ atyre që ju shkelen të drejtat, diskriminohen, apo ndihen të pabarabartë në çfarëdo aspekti”, ka thënë Rrahmani.
Tutje ka shtuar Rrahmani se qytetarët tashmë e kanë kuptuar se këto zgjedhje janë referendum për formën se si është qeverisur vendi për 20 vite.
“Qytetarët e dinë̈ tashmë se këto zgjedhje janë Referendum dhe referendumi nuk ka kuptim vetëm në aspektin zgjedhor. Por këto zgjedhje janë̈ referendum për formën si është̈ qeverisur në këtë vend për mbi 20 vite. Pra janë̈ referendum për arsim, janë referendum për shëndetësi, punësim, për drejtësi etj”, ka deklaruar Rrahmani për Kosova Post.
Ai ka ftuar qytetarët që më 14 shkurt të votojnë për ndryshim dhe me votën e tyre të ndëshkojnë keqqeverisjen e korrupsionin.
“I ftoj qytetarët që më 14 shkurt të dalin masovisht në zgjedhje dhe ta ndëshkojnë̈ me votë keqqeverisjen. Ta ndëshkojnë̈ korrupsionin, nivelin e dobët të arsimit, mungesën e shërbimeve shëndetësore, mungesën e drejtësisë̈ dhe barazisë̈, kapjen e institucioneve, nepotizmin, sistemin e dobët të drejtësisë, tenderomaninë etj./Kosova Post/