Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë raportimit në Kuvendin e Serbisë për dialogun Kosovë- Serbi, e konfirmon vullnetin e Serbisë për vazhdimin e dialogut, dhe se ngrirja e dialogut nuk është në interes tonin, kompromisi është zgjidhja, transmeton Kosova Post.
“Zvarritja nuk do ta zgjidhë këtë problem. Ne duhet ta zgjidhim këtë problem me përgjegjësi, racionale dhe strategjike. Nuk ka më shumë se 95,000 Serbë dhe jo më shumë se 1,350,000 shqiptarë. Qëndrimi i serbëve ndaj shqiptarëve është 1:15 “, deklaroi ai dhe shtoi se “nuk kemi nevojë për një konflikt të ngrirë”.
Tutje ka shtuar Vuçiq, se qytetarët në Serbi, shprehen pro ‘ konfliktit të ngrirë’, por tha ai se nuk mendojnë njësoj ata të cilët jetojnë në kushte të vështira, duke aluduar tek populli serb në Kosovë.