Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një shkrimi në “Facebook” ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës. për siç ka thënë ai, për mosveprim dhe vonesë në reagim ndaj krizës që ka kapluar qytetarët nga rritja e çmimeve, përcjell KosovaPost.
Abdixhiku u shpreh se çmimi i vajit rritet në rekord botëror, sepse fiksimet e mashtruesve s’ka kush t’i kontrollojë.
“Çmimi i vajit rritet në rekord botëror, sepse fiksimet e mashtruesve s’ka kush t’i kontrollojë. S’ka kush t’i kontrollojë sepse në njërën anë inspektorët e shtetit nuk janë askund; e në anën tjetër Autoriteti i Konkurrencës është i paralizuar e pa funksion. Sot bëhen 10 muaj që kur Qeveria praktikante e Kurtit ka lënë këtë institucion pa Bord, rrjedhimisht pa njerëz që nisin hetime apo marrin vendime në kohë krizash si sot”, shkruan Abdixhiku.
Po ashtu i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tregon katër kërkesat që LDK-ja kishte për Qeverinë e vendit.