Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi përmes një postimi në facebook është adresuar rrethë projektligjit për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë, transmeton Kosova Post.
Rrustemi që po ashtu është edhe kryetar i Komisionit për Legjislacion, duke i ftuar deputetët që të japin përkrahjen e tyre, tha se Instituti për Krimet e Luftës nuk lejon që pluhuri i harresës të fshijë nga kujtesa kolektive vuajtjet e popullit shqiptar, nga që sipas tij për më shumë se dy dekada, Kosova nuk bëri gati asgjë për të dokumentuar krimet e forcave policore e ushtarake serbe.
“Instituti i cili dokumenton krimet e luftës që kanë ndodhur në Kosovë, jo Institut për Krime të Luftës, sepse është jo-logjik. Institut për dokumentimin e krimeve që kanë ndodhur në Kosovë do të kishte shumë kuptim. Ky ka një paradoks këtu dhe duhet të rishikohet seriozisht. Çështja e dytë ka të bëjë me fushë veprimtarisë, neni 2 fillimisht flet për periudhën e luftës e që përcakton datën 1 janar 1998 dhe përfundimin e saj 20 qershor 1999. Këto janë data të cilat edhe mekanizmat ndërkombëtarë na i njohin si proces që ka ndodhur lufta në Kosovë. Por, pika më pas thotë hulumtimi dhe dokumentimi nga paragrafi 1 mund të i këtij neni mund të aplikohet edhe për krimet e kryera pas përfundimit të luftës, jo më larg se me datën 31 dhjetor 2000. Po flasim për një periudhë një vit e gjysmë pas lufte. A është kjo koincidencë që të lidhet me mandatin e Gjykatës Speciale apo vërtetë ka vlerësime të tilla që vetëm deri në këtë periudhë janë kryer krime që lidhen me luftën, duhet të jap sqarime sponzoruse. Pse bash me këtë datë. Pse edhe një vjet e gjysmë, pse edhe dy vjet pas luftës, ose gjashtë, shtatë para luftës?”, ka deklaruar ai.
Nderkaq,me 58 vota për, ky projektligj ka marrë mbështetjen në lexim të parë./KosovaPost/