Deputeti i Vëtëvendosjes, Adan Rrustemi, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Facebook për të potencuar transformimin që po përshkon Republiken e Kosovës në qeverisjen e Albin Kurtit, trasnmeton Kosova Post.
“Kosova po kapërcen nga gjendja e shtetit të kapur dhe të korruptuar drejt shtetit të së drejtës dhe rreptësisë së ligjit mbi keqbërësin”, ka shkruar ai.
Ky është postimi i plotë i deputetit Rrustemi:
Kosova po kapërcen nga gjendja e shtetit të kapur dhe të korruptuar drejt shtetit të së drejtës dhe rreptësisë së ligjit mbi keqbërësin.
Ata që janë ngritur e kanë vegjetuar sipër e nga kapja e korrupsioni, shteti i së drejtës është gjendje e padurueshme, prandaj dhe thërrasin për mosdurim.
Veçse mosdurim ka, por për t’i parë ata aty ku e kanë vendin..